Ledjana Prenga është një ndër konkurrentet e programit “Për’puthen” dhe tashmë e njohin pothuajse të gjithë, për shkak të audiencës së gjerë. Pas hyrjes së saj në program, Ledjana shprehu edhe pasionin për sportin, kjo ishte edhe një ndër arsyet kryesore pse moderatorja, Sidorela Gjoni, e ftoi në emisionin “Jashtë Loje” në Top News.
Një intervistë speciale, ku konkurrentja zbulon disa nga momentet e saj më të veçanta në lidhje me jetën private duke nisur nga fëmijëria dhe deri tek planet e së ardhmes.
Gjithashtu nuk do të mungonin edhe ngacmimet e moderatores për të zbuluar më shumë rreth konkurrentëve të Për’puthen, dashur pa dashur zbulohet plani i një udhëtimi ‘çift’.
E pyetur në për mendimin që ka për Julin e Për’puthen, Ledjana zbulon planin që kanë thurur bashkë:
“Juli është njeri shumë pozitiv. E lamë që do bënim një atostop dhe pjesa e autostopit ishte kështu që jo se unë do të përputhesha me Julin, madje ideja e Julit ishte ta bënim katërshe dhe tha kur të dalësh ti me Mevlanin, duke parë afeksionimin tim ndaj Mevlanit, tha nëse realizohet do të ishte super. Tani do presim që të gjejë edhe Juli partnere dhe do ikim.”-thot ajo.
Diskutime rreth kësaj post