Ambasadorja amerikane Yuri Kim disa herë ka përsëritur thirrjen që Tom Doshi të mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, duke rikthyer në vëmendje deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e vendosi në “listën e zezë” deputetin e Partisë Social Demokrate.
Pas këtyre thirrjeve, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Doshi përmes një reagimi në rrjetet sociale.
Postimi i Doshit:
‘NA JEPNI BESIMIN
T’JU KTHEJMË SHPRESËN
Voto nr. 1
#VotoTomDoshi’-shkruan Doshi në Facebook.
Kujtojmë se këtij të fundit iu refuzua viza për në SHBA në vitin 2018.
Diskutime rreth kësaj post