Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar kur është pyetur në lidhje me kërkesën që i ka bërë presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, për ta rishqyrtuar vendimin e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Sipas Express, ai është pyetur gjatë kohës që po kryente homazhe në varrezat e dëshmorëve në Suharekë. Kurti është shprehur se nuk është as koha as vendi për të folur për politikën.
“Nuk është dita dhe vendi që të flasim për çështje të politikës ditore shpresoj të na mirëkuptoni që sot jemi këtu bashkë me presidenten në ardhje në nderim të viktimave të masakrës dhe për të qenë pranë të mbijetuarve të masakrës,”-ka thënë Kurti.
Ditën e djeshme presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan i ka dërguar një letër urimi Albin Kurtit, ku ndër të tjera i ka kërkuar rishikimin e vendimit të hapjes se Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Diskutime rreth kësaj post