Për ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu çelja e fushatës ditën e djeshme nga partitë kryesore ishte edhe vendosja e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit.
Balliu tha se PD po përballet në kampin kundërshtar me figura të cilat janë të akuzuara për korrupsion dhe afera të shumta. Ish deputeti gjithashtu nuk ka nguruar të su.lmojë kryeministrin Rama. Sipas tij shefi i qeverisë po shkon në Rinas për të pritur va.ksina, duke i përdor për fushatë .
Deklarata e Balliut:
‘Ambasada amerikane nuk mbështet PD-në apo PS-në, por qytetarët shqiptarë. Kur qëllon që interesi kombëtar mbrohet nga SHBA dhe opozita, kjo nuk do të thotë se po mbrohet PD-ja. Përballë kemi një njeri që e ka cenuar interesin kombëtar. Ai është një njeri që ka tentuar që të shesë territor të Kosovës.
Këtu kemi 8 vite që dëgjojmë që të shkatërrohen objekte që të bëjmë projekte. Të shkatërrojmë monumente dhe shtëpi se Rama do të bëjë projekte. Këta ecin në fushatë akoma me rrugët e Berishës. Nuk ka vend në botë që të rrijë kryeministri si magazinier në Rinas për të pritur vak.sina. Po i përdor për fushatë këto vak.sina prandaj.’-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post