Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi feston sot ditëlindjen por e dini se sa vjeç mbush? Jonida mbush plot 38-vjeç. Në këtë ditë të veçantë për të, nuk kanë munguar urimet e shumta nga miqtë dhe fansat e saj. Jonida ka zgjedhur ta festojë 38-vjetorin larg Shqipërisë.
Ajo ka zbuluar përmes një postimi në Instagram se ka udhëtuar drejt Turqisë. Ndërkaq, Jonida ka postuar dhe një foto ku tregon karakteristikat e të lindurve në datën 26 Mars. “26 Marsi është dita e integritetit. Njerëzit e lindur më 26 Mars kanë pafajësinë dhe spontanitetin e një fëmije.”, – shkruhet në foto.
Kujtojmë që Jonida ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi konfirmoi ndarjen me Romeo Veshajn.
Diskutime rreth kësaj post