Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot nga afër procesin e rindërtimit në qytetin e Durrësit. Rama i shoqëruar nga kryetarja e bashkisë, Emirina Sako takoi edhe qytetarë të zonës të cilët i shprehën përgëzimet e tyre që punë që po bën qeveria e tij.
Në videon e publikuar në rrjete sociale dëgjohet edhe një qytetar që thotë“Rroftë Rama”.
Ndërsa një qytetare që po rrinte me bashkëshortin në derën e biznesit të saj, iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë: “S’po na lejnë me ju taku”.
Rama ia bëri me dorë të afroheshin, e madje bëri edhe një foto me ta që e shkrepi Sako.
Në këtë rast Ramës nuk i munguan as batutat.
“Si jeni? Jepja telefonin të na bëjnë fotografi. Fotografe kryetaren e bashkisë, fotografi me kryeministrin, burrin po se po, ça do më?”, – i tha Rama qytetares.
Diskutime rreth kësaj post