Bearti dhe Tea nuk janë më bashkë dhe ndarjen e tyre e ka konfirmuar sot edhe vetë Bearti pas shumë lajmeve që pushtuan mediat e rrjetet sociale ditët e fundit.
“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, – shkruan Bearti.
Ish-konkurrenti ka hedhur edhe disa thumba përmes disa postimeve ku flet për njerëzit negativë.
“Ego, në formën negative ose të errët, do t’ju sjellë frikë, nerva dhe turp”, – shkruhet në njërin nga postimet.
“Nuk mund ta fitosh kurrë një argument me një person negativ. Ata dëgjojnë vetëm çfarë u leverdis dhe dëgjojnë vetëm për t’u përgjigjur”, – shkruhet në postimin tjetër.
Pak ditë më parëu bë e ditur se Tea dhe Bearti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre në ditëlindjen e Teas. Ndarja ka ndodhur në Stamboll, atje ku planifikohej të kalonin një festë të paharrueshme.
Dëshmitarë okularë që kanë qenë në fluturimet e përbashkëta me Tean dhe Beartin në shkuarje dhe kthim kanë rrëfyer të gjithë ngjarjen për “Prive”.
“Të premten në fluturimin e mëngjesit të shoqëruar nga motrat e tyre, Tea dhe Bearti janë parë përdorë me njëri-tjetrin dhe dukeshin shumë të dashuruar. Në fluturimin e djeshëm të kthimit ata nuk e kanë folur asnjë fjalë, ndonëse biletat i kishin në ulëset ngjitur. Nga aeroplani, Tea dhe Bearti kanë dalë ndaras, Tea me motrën e saj dhe Bearti poashtu me motrën e tij”, – ka deklaruar burimi.
Diskutime rreth kësaj post