Burime bëjnë me dije se Partia Socialiste do të presë përfundimin e mitingut të opozitës për të startuar zyrtarisht betejën për finalen e madhe të 25 prillit 2021. Kryeministri Edi Rama i ardhur me urgjencë nga Stambolli pritet të jetë kryesuesi i fjalës në Sheshin Skënderbej, qindra metra larg “shtëpisë” së demokratëve, sheshit “Nënë Tereza”.
Deri më tani, atmosfera në sheshin Skënderbej është e qetë. Grumbullimet e para ende nuk kanë nisur. Ndryshe nga PD që zgjodhi që mitingun dhe grumbullimet ti organizojnë me makina, PS ka vendosur që të jetë më tradicionale.
Karrige shihen të vendosura në shesh, të ndara në 10 metra grumbullimi nga njëri-tjetri. Sakaq, ende nuk dihet kolona zanore e kësaj fushate. Fokusi i PS është shëndetësia dhe rindërtimi.
Diskutime rreth kësaj post