Ndërkohë që PD dhe PS po ndezin motorët e fushatës nga dy sheshet më të mëdha në kryeqytet, Lëvizja Socialiste për Integrim ka zgjedhur ta hapë fushatën jashtë Tirane.
Kryetarja Monika Kryemadhi po vijon takimet e saj elektorale, duke prezantuar kandidatët në qarqe. Ajo prezantoi kandidaten për deputete të LSI në Divjakë, Seriola Janko duke theksuar se ajo është pjesë e ekipit fitues.
Kryemadhi tha gjatë fjalës së saj se kjo zonë është lënë në harresë nga qeveria, duke theksuar se pjesa më e madhe e banorëve nuk kanë tapi të tokave.
Deklarata e Kryemadhit:
“Lidhjet shpirtërore me Divjakën i kam shumë të mëdha jo thjesht si zonë turistike por për njëmijë e një arsye. Sara do të kandidojë në listën e LSI, në ekipin fitues. Divjaka ka nevojë për një mentalitet të ri që ka dëshirë për të bërë një plan zhvillimi për të ardhmen. Shtrohen tre herë të njëjtat rrugë.
Divjaka ka nevojë që të ketë të rinj dhe të reja që njerëzit të mos e shikojnë veten si tranzitorë. Sot pjesa më e madhe e bashkisë së Divjakës nuk kanë tapi të tokës. Ata marrin kredi me një koston që nuk e përballojnë dot. Angazhimi i grave dhe vajzave është një risi dhe energji pozitive”, tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post