Juristi Romeo Kara përmes një postimi në rrjetet sociale ka folur hapur se për kë do të shkojë vota e tij në zgjedhjet e 25 prillit.
Romeo Kara shkruan se shumë kandidatë për deputet që i ka njohur në opozitë nga premtimet e tyre dhe nuk i kanë mbajtur ato kur kanë ardhur në pushtet, nuk do t’i votojë. Gjithashtu shprehet se nuk do të votojë as ata kandidatë që nuk i njeh.
Juristi bën të ditur se vota e tij do të shkojë pikërisht për ata kandidatë që i njeh dhe që i kanë lënë mbresa të mira.
Postimi i plotë:
“Shumë kandidatë për deputetë nuk do t’i votoja, pikërisht sepse i kam njohur në opozitë nga premtimet e tyre dhe i kam provuar si të gjithë ne, në pushtet kryesisht nga mosmbajtja konstante e premtimeve të tyre.
Premtimi i dalë qartësisht nga goja e dikujt, me vullnet të lirë dhe i pacenuar juridikisht, është detyrim ligjor dhe si i tillë duhet trajtuar nga ne dhe strukturat shtetërore, KQZ, Ministria e Drejtësisë, Gjykata, Prokuroria etj.
Shumë kandidatë nuk i njoh dhe duke mos i njohur nuk mund t’i vleresoj dhe për më tepër t’i votoj.
Votimi është vlerësim dhe ai nuk mund t’a tejkalojë si të pavlerë procesin e njohjes direkte.
Vendosja e emrave të panjohur nga publiku, nëpër listat e kandidateve për deputete, është shprehje serioze e rrënimit të meritokracisë dhe demokracisë brenda partive politike.
Pikërisht ndodhur në këtë situatë, une do votoj njerëzit, të cilët më kanë lënë mbresat më të mira, pa harruar që kjo votë duhet të jetë votë kundra riciklimit vrasës së politikës së vjetër.” – shkruan Kara.
Diskutime rreth kësaj post