Ka nisur festa e mbështetësve të Partisë Demokratike në Tiranë. Teksa na ndajnë veç dy orë nga çelja e fushatës, mbështetës të PD kanë parakaluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.
Me borie e flamuj të PD-së mbështetësit kanë lëvizur në drejtim të sheshit “Nënë Tereza” ku do të mbahet dhe aktiviteti i opozitës.
Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se i gjithë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të mbushet me makina, që kane nisur të vijnë. Kjo mësohet se do të jetë një nga surprizat e PD.
Ekzaktësisht 472 makina pritet të zbarkojnë në shesh.
Pra ashtu siç bëri Joe biden më fushatën e tij në Amerikë.
Do të jenë 4 veta brenda secilës makinë, të cilat që tani kanë filluar të qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit.
Ndërsa 222 kandidatët do jenë në tribunë në podiumin e ngritur në sheshin Nënë Tereza.
Aktiviteti do të hapet nga zëdhënësja e fushatës , pastaj peshën kryesore në aktivitet e ka Basha.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post