Nga sheshi “Nënë Tereza” ku pritet të bëhet hapja madhështore e Partisë Demokratike në startin e çeljes së fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit.
Ish deputetje e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka folur rreth organizimit dhe surprizave që priten në orën 17:00.
Tabaku shton se ka pasur pafund qytetarë që kanë bërë kërkesë dhe kanë shprehur interesin e lartë për të qenë pjesë e ceremonisë. Ish deputetja ka sqaruar se për shkak të masave anti covid, ceremonia e hapjes do jetë e ndërthurur me elementë dixhitalë.
Gjithashtu, Tabaku paralajmëroi se do të ketë edhe surpriza të bukur.
“Kemi kërkesa pa fund të qytetarëve që duan të jenë pjesë e hapjes së fushatës. Do të ketë një ndërthurje me elementët dixhitalë. Gjithashtu të ketë surpriza shumë të bukura. Do jetë e ndërthurur fjala politike me përfaqësues jo politikë. Kjo nuk është një fushatë normale se nuk jemi dy forca politke përballë njëra tjetrës, por jemi e shkuara atje dhe e ardhmja këtu”, – tha Tabaku.
Diskutime rreth kësaj post