Ardit Çela, drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit ka bërë një denoncim të fortë ndaj përfaqësuesve të Partisë Socialiste. Çela u shpreh se në Berat nuk janë duke u kthyer emigrantët, por vihen në lista njerëz nga Tirana.
Sipas Çelës pasaportizimet e 6-muajve të fundit po kryen në fshehtësi dhe nga paniku i humbjes. Drejtuesi politik i LSI-së nënvizon se asgjë nuk e shmang rezultatin turpërues të Rilindjes në Berat, duke e konsideruar 25 prillin një referendum popullor për ndryshimin e madh.
Përfaqësuesit e rilindjes thonë që emigrantët po kthehen në Berat. Të vetmit që kanë ardhur në Berat janë pashaportizimet e kryera 6-Muajt e fundit, nga paniku i humbjes. Votues që janë hequr nga Tirana për në Berat, në fshehtësi që të mos merrej vesh nga drejtuesit e PS në Tiranë.
Asgjë nuk e shmang rezultatin turpërues të rilindjes në Berat. Rilindja le të shkojë në fshatrat në Velabisht, Otllak, Sinjë e Rroshnik. Le të shkojë në fshatrat në Kutalli, Poshnjë e Cukalat. Le të shkojë në Kozare, Perondi e Lumas, të shohë shpopullimin e frikshëm që ka ndodhur nga papunësia e nga varfëria ku i zhyti rilindja. Nga humbja e shpresës dhe besimit.
Të flas më prindërit e me të moshuarit që ngelën vetëm, sepse fëmijët, nipërit e mbesat e tyre rilindja i përzuri në emigrim dhe në azil rrugëve të Europës. Të shohë rrugët bosh dhe bizneset e mbyllura në Kuçovë, Berat, Skrapar e Poliçan. Në 25 prill, referendum popullor, për të shporrur rilindjen. Në 25 prill të gjithë për ndryshimin e madh.
Diskutime rreth kësaj post