Në shtator të vitit të kaluar, këngëtarja Fjolla Morina u ndalua në pikën kufitare të Morinës, pasi gjatë një kontrolli nga policia iu gjet armë në çantë. Fillimisht gjykata dha vendimin arrest shtëpie për Fjollën, e cila qëndroi në një banesë me qira në Kukës. Në janar të këtij viti, gjatë një kontrolli në shtëpinë ku ajo qëndronte, policia nuk e gjeti Fjollën, e cila më pas u shpall në kërkim.
Në një intervistë për “n’Kosovë show”, pak ditë më parë, ajo rrëfeu se në momentin e kontrollit ka qenë në spital, pasi vuan nga depresioni. Kur ka mësuar se është shpallur në kërkim, është frikësuar dhe është larguar drejt Kosovës, prej andej ka treguar se ka udhëtuar në Dubai e Maldive, ku mori edhe propozimin për martesë.
Ndërsa sot, gjykata e Kukësit ka dhënë dënimin me 6 vite burg për këngëtaren me akuzën e trafikimit të armëve.
Avokatja e Fjollës, është shprehur për ABC News se vendimi i gjykatës do të ankimohet. Ajo u shpreh se Fjolla ka pasur në çantë vetëm një armë, edhe atë aksidentalisht.
“Vendimin e gjykatës do ta ankimojmë. Ka pasur vetëm një armë, e ka pasur pa dashje, aksidentalisht në çantën e saj,” – tha avokatja.
Gjatë intervistës “n’Kosovë show”, Fjolla tregoi se arma që iu gjend në çantë ishte e një miku të saj që kishte ndërruar jetë dhe e mbante për vetëmbrojtje, pasi ishte nënë e vetme e dy vajzave. Ajo theksoi se nuk e dinte që armën e kishte marrë me vete, pasi kishte harruar që e kishte vendosur në çantë dhe se nuk i kishte ndodhur kurrë të qëllonte me armë.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post