Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim reagoi sërish ndaj rastit të Tom Doshit, i cili është në listat e kandidatëve për deputetë. Në një postim në Twitter, Kim u ka bërë thirrje të gjithë palëve politike që të mos heshtin ndaj përfshirjes së udhëheqësit të PSD-së në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit. Diplomatja amerikane ripublikoi postimin e Departamentit Amerikan të Shtetit të vitit 2018, që shpallte “non grata” në SHBA Tom Doshin.
I ftuar në ‘Spotlight’, Engjëll Bejtaj nga Partia SocialDemokrate, ka treguar se çfarë deklaron z.Doshi pas gjithë kësaj situate.
“Më ka thënë se nuk kam çfarë sqaroj, sepse normalisht jam qytetar shqiptar, jam i detyruar të respektoj gjithë detyrimet e shtetit shqiptar, legjislacionin… Dhe, tha, në qoftë se amerikanët kanë diçka le ta bëjnë publike. Pra, kjo ka qenë deklarata e z.Doshi.”, – u shpreh ai.
Engjëll Bejtaj, ka deklaruar se Ambasada Amerikane, lidhur me paralajmërimet e fundit për Tom Doshin, duhet të japi provat që disponon.
Engjëll Bejtaj:“Elektorati në përgjithësi, por edhe elektorati që jep një mbështetje të veçantë për z.Doshi, që është ai i Shkodrës, është mirë të sqarohet se …”
Alban Dudushi: Ju po kërkoni sqarim nga Ambasada Amerikane?
Engjëll Bejtaj: Ajo që duhet të kuptojmë është kjo: Nëse dikush garon, atëherë është i detyruar ti nënshtrohet ligjeve dhe standartit të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor. Nëse dikush, në këtë rast, DASH, ngre një problem të tillë… ka barrën e provës.
Diskutime rreth kësaj post