Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar pjesëmarrjen si folës të Lulzim Bashës në një konferencë të organizuar nga Universiteti i Vjenës, ku ishte e pranishme dhe Komisionerja e Bashkimit Evropian për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin dhe Rininë, Mariya Gabriel dhe përfaqësues të Universitetit Modul të Vjenës.
Ngjela tha se në këtë histori ai që humbet është Rama, pasi po i thotë popullit që “Ja ndërkombëtarët janë me Bashën, ndërkohë që aty s’ka asnjë mbështetje direkte për kreun demokrat”.
Komenti i Ngjelës:
“Basha e ka bërë politikisht. Edhe nëse nuk e ka bërë politikisht, pse duhet të dali aty, ca s’ka elokuencë, fotot i dalin të këqija. Edhe nëse e bëri për jehonë që ka të drejtë se është në prag fushate, por Rama çfarë kërkon? Ç’punë ka ai, është kryeministër s’ka punë me këtë. Është dy lëvizje përpara Rama si kryeministër, do shkoj në Bruksel vajti në Paris në Stamboll, është në lojë.
Duhet të vazhdojë lojën jo të merret me mizat. E çfarë tha komisionerja në konferencë? Tha gjë që “z.kryeministër i ardhshëm ne do të mbështesim ty”. Jo. Fajin e ka Rama, e humbi ekuilibrin aty, foli kot. Rama humbi me këtë deklaratë se çfarë fitoi Basha aty, ku dinë gjë shqiptarët se çfarë është një komisioner europian. Ajo që tha komisionerja nuk ishte mbështetje për Bashën. Basha hodhi grepin dhe Rama e hëngri. Nuk duhet të bjeri pre e provokimeve, se është kryeministër.”-shprehet Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post