Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka deklaruar se Turqia do të përpiqet të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme në këtë shtet. Macron thotë se; “Kër.cënimet nuk janë të fshehura, prandaj mendoj se duhet të jemi të qartë”.
Macron nuk shpjegoi se si Turqia mund të përpiqet të ndikojë në zgjedhjet franceze. Ai tha vetëm se Turqia do të “luante me opinionin publik”.
Komentet e tij vijnë në një kohë kur marrëdhëniet franceze-turke po ringjallen pas te.nsioneve midis Macron dhe homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, për çështje që variojnë nga roli i Islamit në Francë te veprimet e njëanshme të Ankarasë në Mesdheun Lindor dhe Libi.
Macron theksoi se dialogu me Turqinë mbetet i domosdoshëm, duke theksuar se përveç se është një anëtar i NATO-s, ai është gjithashtu një partner i rëndësishëm tregtar, por edhe një aleat në luftën kundër emigracionit të paligjshëm nga Lindja e Mesme në Evropë.
Diskutime rreth kësaj post