Tre artistë shqiptarë marrin pjesë në edicionin e 19-ë të Bienales së Artistëve të Rinj Europianë dhe Mesdhetarë. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se nga data 15 maj deri më 31 tetor, Republika e San Marinos do të presë “Mediterranea 19”, promovuar dhe organizuar nga BJCEM – Biennale des Jeunes Createurs de l’Europe et de la Mediterranee. “Bora Baboçi, Endi Tupja dhe Alkaios Spyrou janë pjesëmarrës në këtë aktivitet në krah të bashkëmoshatarëve të tyre nga e gjithë Europa”, shprehet Margariti në një status të saj.
Më herët për këtë bienale u hap dhe një konkurs. Sipas njoftimit, bienalja “Mediterranea19- Shkolla e Ujërave”, do të zhvillohet në institucionet publike dhe vendet e Republikës San Marino, duke përfshirë: Cisternat e “Pianello”; Institutet Kulturore të San Marino: Galeria Kombëtare e San Marino; Teatri Titano; Muzeu San Francesco; Rocca Guaita (Kulla e Parë); Muzeu i Historisë Natyrore; Universiteti i Republikës së San Marino / Manastiri i lashtë i Santa Kiarës; Qendra e Përhershme e Studimit për Muzeun-Emigrant-Muze të Republikës së San Marino; Ambasada e Italisë në San Marino; Kulla e Portës së San Francesco; Ish-tuneli hekurudhor “Il Montale”; Ish-tuneli hekurudhor i Borgo Maggiore; Salla e Këshillit Bashkiak të Borgo Maggiore; Teatri Concordia; Instituti i Muzikës / Kisha Sant’Anna, ndër të tjera. Kuratorë të bienales janë Alessandro Castiglioni, Itali; Simone Frangi, Itali / Francë (themeluesit dhe drejtorët e A Oasis Natural).
Ndërsa pjesë e bordit kuratorial janë Theodoulos Polyviou, Qipro / MB; Denise Araouzou, Qipro / Spanjë; Panos Giannikopoulos, Greqi; Angeliki Tzortzakaki, Greqi / Hollandë; Nicolas Vamvouklis, Greqi / Itali; Giulia Gregnanin, San Marino / Britani e Madhe; Giulia Colletti, Itali / Mbretëria e Bashkuar. Institutet Kulturore të Republikës së San Marinos, në bashkëpunim me Universitetin e San Marinos dhe BJCEM, publikun një vit më parë në web thirrjen për Bienalen e Artistëve të Rinj “Mediterranea 19”, dhe që ishte e hapur për artistët, shkrimtarët dhe studiuesit, nga mosha 18 deri 35 vjeç, që vijnë ose bazohen brenda një plejade territoresh që lidhen me Detin Mesdhe si: Shqipëri, Algjeri, Austri, Bosnje dhe Hercegovinë, Qipro, Egjipt, Francë, Greqi, Itali, Jordani, Liban, Libia, Malta, Mali i Zi, Maroku, rajoni nordik Norvegjia, Suedia, Danimarka, Finlanda, Ishujt Faroe, Palestina, Republika e San Marino, Serbia, Siria, Sllovenia, Tunizia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar.
Diskutime rreth kësaj post