Shqipëria starton kualifikueset e botërorit “Katar2022” në transfertë përballë Andorra, të enjten në orën 20:45. Në një format ku vetëm vendi i parë kualifikohet direkt dhe vendi i dytë shkon në “play-off”, ndeshja si kjo kundër Andorra vlejnë vetëm tre pikë.
Është shumë e rëndësishme që kuqezinjtë të startojë këtë aventurë me një fitore, çdo rezultat tjetër mund të zbejë këto kualifikuese ende pa nisur mirë. Trajneri Edy Reja dhe i gjithë grupi i lojtarëve janë të vetëdijshëm se kjo është një sfidë më e rëndësishme se sa ajo kundër Anglisë të dielën. Tekniku italian u shpreh se kjo është sfida më e rëndësishme dhe se i ka idetë e qarta mbi ekipin që do të nxjerrë në fushë.
Deklarata e Rejas:
“ANDORRA- Nuk është se nuk kemi patur shumë ditë në dispozicion për këtë ndeshje, ekipin e kam parë ka qenë pak i lodhur këto ditë për shkak të ekipeve që janë aktzivizuar, ka pasur dëmtime dhe CO.VID-19 më parë, por tani është normalizuar sepse tani janë në formë pasi kanë luajtur me skuadrat e tyre, duhet përqendrim dhe fokus gjithashtu. Duam ta nisim aty ku e lamë, duhet të bëjmë kujdes nga Andorra duke parë dhe ndeshjen që kemi kaluar më parë.
LIGA E KOMBEVE- Ai edicioni i kaluar i Ligës së Kombeve do na japë stimul më shumë. Përgjegjësia në skuadër është rritur. Do të kemi përballë skuadra shumë më të forta. Jemi ekip më i mirë se ai i Ligës së Kombeve, pritshmëritë janë për t’u rritur akoma më shumë. Është momenti i të vërtetës për ta parë nëse jemi rritur më shumë.
FORMACIONI- Kam një ide të qartë për formacionin që do të hedh në fushë nesër. Kemi dhe një stërvitje të fundit, të shikojmë si do të shkojnë gjëra. Nuk kam ndërmend të bëj eksperimente. Do të mbështetem te lojtarët që kam besim. Në ndeshjet e tjera do të kem mundësi të bëj ndryshime dhe të përdor lojtarë të tjerë. Kam një grup prej 30 e ca lojtarëve që janë në qarkullim, nuk mund ti grumbulloj të gjithë. Formacionin e kam vendosur. Kam bërë vetëm 1 seancë të plotë stërvitore. Besoj se kemi punuar mirë. Shpresoj që të gjejmë një zgjidhje sa më të mirë me lojtarët që kemi.
OBJEKTIVI – Nuk mund të bëjmë parashikime për objektivin që ka Shqipëria, por duhet ndryshim mentaliteti. Ekipi duhet të ketë ekuilibër, sigurisht kemi kohë pa u parë, në kombëtare nuk mund të gabosh pasi duhet të mbash presionin lart, ndryshe nga klubet që kanë ende kohë për të rikuperuar për gabimet e lojtarëve.
NEDIM BAJRAMI– Për Bajramin duhet të presim një konfirmim nga FIFA, sepse është një situatë e komplikuar, ai ka lindur në Maqedoni dhe rritur në Zvicër, është një element që mund të na ndihmojë shumëm për të ardhmen, duhet pritur leja për pjesën e debutimit. Mund të vij leja sot në darkë ose nesër.
KUNDËRSHTARI- Ne kemi pasur probleme me Andorrën dhe në fushën tonë. E njoh si skuadër. E kam parë në ligën e kombeve. Është skuadër që të ve në vështirësi, ka karakteristika të veçanta, ka lojtarë të shpejtë dhe nuk të le hapësira. Duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe mos iu lejojmë hapësira”, përfundoi Reja.
Video:
Diskutime rreth kësaj post