Kandidatja për deputete e PD-së në Qarkun e Tiranës, Grida Duma ka bërë një interviste ndryshe nga herët e tjera, ku iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në emisionin e Rudina Magjistarit.
Intervista:
Qytetarja: Më thoni tre gjëra që doni të ndryshoni në jetën tuaj.
Grida Duma: Kohë më shumë për veten padiskutim, më shumë kohë për projektin që përmenda dhe mundësi për të bërë gjëra faktive dhe jo vetëm për të folur për politikë. Urojmë që pas 25 Prillit të jemi në qeverisje dhe të bëjmë gjëra, jo vetëm të tregojmë se si bëhet.
Qytetarja: Je një grua shumë e bukur, cila është rutina jote që rri gjithmonë në formë?
Grida Duma: Mendoj që mirëmbajtja është e domosdoshme dhe nuk ka arsye pse ta themi ndryshe. Nuk është se përpiqem aq shumë sa duket në një farë mënyre, por ia kam marrë pak dorën e të shfaqurit në television dhe kujdesit që duhet përpara se të vish në media dhe kjo ndoshta jep përshtypjen që është shumë. Me vite fillon mëson të bësh disa veprime të cilat në jetë të ndihmojnë.
Të hash gjithë ditën nga pak, të mbash peshën trupore, të veshësh gjëra njëngjyrshe sepse kurrë nuk gabohet dhe të përpiqesh të bësh një aktivitet fizik rreth 30 minuta në ditë, të cilën gjatë fushatës unë e bëj duke ecur, por para fushatës unë e bëj edhe duke ndjekur emisionet politike, bëj me 2-3 gira në shtëpi 40-45 minuta në ditë, ia këshilloj të gjithëve. Ndryshimi i ushqimeve, nuk duhen ngrënë të njëjtat ushqime gjithë kohës. Nëse ushqehesh me të njëjtat gjëra, trupi ngec nuk metabolizohet më, kështu që unë filloj ndryshoj gjëra.
Diskutime rreth kësaj post