Juristi i njohur Kreshnik Spahiu ka rikthyer vëmendjen te Zana Aliaj, i cila është vajza e ish-presidentit të fundit komunist në Shqipëri Ramiz Alisë. Spahiu shkruan se ajo është një njeri i thjeshtë i këtij vendi dhe jo si bijtë dhe bijat e qeveritarëve të sotëm të cilët lëvizin me makina të tipit të fundit dhe kanë vila në Gjirin e Lalëzit.
“Zana Alia kalonte çdo ditë në sytë e çunave të lagjes, por ata e shikonin si një grua të parëndësishme, pa makinë, pa shofer dhe që jeton në një dhomë dhe kuzhinë tek pallatet e lanës.Nëse do kishte Range Rover dhe vilë në Gjirin e Lalzit apo në Farkë me pishinë, ndoshta do ju shkonte mendja që babin e kishte President.Sot me u njohim vajzat, djemt, vëllezrit, kunatat, tezet, dajat, madje atij që do të na qeverisi i njohim edhe vjehrrin.Ndërkohë Zana vazhdoi ecte e lagur nga shiu dhe larg syve të çunave të lagjes sime që po shpresionin se qeveria do ndryshoj dhe Shqipëria do Fitoj.”– shkruan Spahiu.
Postimi i plotë:
“Pse askush s’e njeh emrin e kësaj gruaje në Shqipëri?
Ishte ditë me shi dhe vetëtima. Një grua e vuajtur, e thjeshtë, kokë ulur po ecte ngadalë e bërë qull nga shiu. Ishte lagur nga kokë në këmbë me gjithë rrobat e saj. Hidhte hapat ngadalë, prej peshës së ushqimeve që mbante në dy duart. Kishte dy qese me zarzavate dhe perime që kishte blerë tek tezgat e fshatarve.
Ajo po kalonte përgjatë lokalit të lagjes sime, e dërmuar nga një ditë e lodhshme dhe e lagur nga shiu që binte me rrebesh mbi trupin e saj, pa çadër sepse duart i kishte të zëna nga peshat me patate, domate, lakra dhe qepët e stinës.
Në lokalin ku po pija kafe ishte bërë si miting militantësh. Kështu ndodh sa herë kthehem me pushime në Shqipëri. Mblidhen çunat e lagjes dhe debatojmë me mua për politikë. Kuptohet më të zjarrtë janë demokratët sepse ata i ka lënë partia rrugve 8 vjet dhe i sheh një ditë hanë fara kungulli, dhe ditën tjetër fara lule dielli, si dhe numërojnë çdo ditë mbrapsht duke pritur të bjerë qeveria dhe të kapin ndonjë punë në dogana, tatime, polici apo nëpër ministrira.
Mes debatit plot pasion dhe tone të larta se kush është më shumë hajdut Rama, Meta, Berisha apo Basha, unë ndërhyra dhe ja u ndërpreva debatin.
Nxora portofolin dhe ju thashë: “I shikoni këto 200 euro, janë bast nga unë. Kush nga ju e gjen emrin e kësaj gruas së varfër që po kalon para lokalit”
Të gjithë heshtën dhe thanë: E kemi komshije por s’ja dimë emrin.
Gersi, Lorenci, Ardiani dhe Arjani u çuan në këmbë dhe ju afruan asaj. E shikonin majtas dhe djathtas. E shoqëruan afro 50 metra.
Menduan dhe menduan por nuk mundën ta gjenin.
Më thanë: Na jep një indicie çfarë është, artiste, gazetare, mjeke?
Jo jo u thash: Ka qënë një nga personat më të rëndësishëm nga viti 1985-1992.
Të gjithë ngritën supet dhe e humbën bastin.
Qesha dhe u përpoqa ta mbyll debatin politik:
Ajo quhet Zana Aliaj dhe është vajza e ish-presidentit fundit komunist në Shqipëri Ramiz Alia. Ju e shihni çdo ditë se e kemi komshije por nuk keni faj që nuk e njihni, sepse ajo bën diferencë me fëmijët miliarder të liderve të sot?m. Emrat e fëmijve të tyre ju dalin në ëndërr dhe i njeh mbar Shqipëria, jo për aftësitë e tyre, as për profesionin por për vjedhjet, luksin, abuzimet dhe ndikimin e tyre në familje.
Zana Alia kalonte çdo ditë në sytë e çunave të lagjes, por ata e shikonin si një grua të parëndësishme, pa makinë, pa shofer dhe që jeton në një dhomë dhe kuzhinë tek pallatet e lanës.
Nëse do kishte Range Rover dhe vilë në Gjirin e Lalzit apo në Farkë me pishinë, ndoshta do ju shkonte mendja që babin e kishte President.
Sot me u njohim vajzat, djemt, vëllezrit, kunatat, tezet, dajat, madje atij që do të na qeverisi i njohim edhe vjehrrin.
Ndërkohë Zana vazhdoi ecte e lagur nga shiu dhe larg syve të çunave të lagjes sime që po shpresionin se qeveria do ndryshoj dhe Shqipëria do Fitoj.”-shkruan Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post