Kandidatja për deputete e PS Mimi Kodheli, ka folur për pozicionin e 21-të në listën e Tiranës, ku tha me bindje se nuk do ta pranonte këtë renditje nëse nuk do të kishte sigurinë për thyerjen e herësit e për të marrë mandatin e deputetes.
“Kam njerëz me vete në politikë, besoj se kam ditur të tregoj vlerat e mia. Kjo është e vetmja gjë që ma thjeshton fushatën. Llogaritë do t’i bëj duke pasur disa mijëra vota, mbi 10mijë”, shpreh ajo.
Nga ana tjetër Mimi Kodheli foli për mikun dhe bashkëpunëtorin e ngushtë Ditmir Bushati, i cili u la jashtë nga listat e PS-së, por mesa duket jo nga politika. Deputetja socialiste la të kuptohej se bashkëpunimi me ish-minstrin e Jashtëm, vazhdon ende duke paralajmëruar projekte të mëdha në të mirë të vendit.
“Mund fare mirë të ishte në listë, por dikush vendos të jetë në politikë nga një pozicion tjetër. Jo domsdoshmërisht ata që hyjnë në godinën pas shpinës sime janë të vetmit që merren me politikë, fusha e veprimit të Ditmirit është e gjërë dhe shpresoj se bashkë do ia arrijmë të bëjmë projekte të mira për vendin”, tha Kodheli për Klan News.
Diskutime rreth kësaj post