Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka folur për përplasjen e sotme mes Bashës e Ramës. Rama reagoi i nervozuar për pjesëmarrjen e Komisioneres Mariya Gabriel në një bashkëbisedim me kreun e PD-së Lulzim Basha, në lidhje me arsimin.
Sipas Bushatit, kjo ngjarje nuk është e keqe dhe duhet marrë me më shumë sportivitet nga Rama.
‘Kjo është një ngjarje, por në analizë të fundit mendoj se KE është partneri kryesor në politikat zhvillimore të Shqipërisë.
Në rrugën e modernizimit të vendit dhe në kuadër çdo këshillë që vjen, duhet të shihet si investim i taksapaguesve europianë për ne. Nëse Komisionerët do të përfshiheshin në fushatë për një person, apo ekip, atëherë duhet të shqetësohemi.
KE ka një pozicion më të rëndësishëm se europarlamentarët, sepse ka një politikë më të gjerë. Maria Gabriel për të cilën flasim është më e angazhuar dhe është marrë vetë me procesin e digjitalizimit dhe çdo ide që ajo mund të japë për një program politik, duhet ta marrim me më shumë sportivitet.
Për hirë të vërtetës unë nuk pashë ndonjë politizim’, tha Bushati.
Diskutime rreth kësaj post