Komisionerja e Bashkimit Europian, Mariya Gabriel, e cila u akuzua nga kryeministri Edi Rama se po ndërhynte në fushatën elektorale, ka reaguar për herë të parë dhe sqaruar video-konferencën e mbajtur me kryedemokratin Lulzim Basha.
Gabriel thotë për A2CNN së mori pjesë në Tryezën e Rrumbullakët të Arsimit, me ftesë të Universitetit të Vjenës, që kishte organizuar eventin dhe se ka mbajtur vetëm një fjalim.
“Pjesëmarrja ime ishte e kufizuar në mbajtjen e një fjalimi. Fjalimi përqendrohej në iniciativat e reja dhe iniciativat e ardhshme evropiane në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, që janë të rëndësishme edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë”, shprehet komisionerja.
Diskutime rreth kësaj post