Teksa po prezantonte kandidatët për deputetë në Tiranë, kryeministri Edi Rama shkëmbeu edhe disa batuta me Ministrin e Diasporës dhe kandidatit për deputet, Pandeli Majko.
Rama tha se nëse fiton mandatin e tretë dhe vihet në jetë projekti për Teatrin Kombëtar, kandidatët për Tiranën në zgjedhjet e ardhshme do të do të prezantohen në sheshin e Teatrit Kombëtar.
Po ashtu Rama konfirmoi se figurat e njohura në zgjedhjet e ardhshme do të vihen edhe më tej në vijën e zjarrit, duke marrë si shembull Majkon, që sipas tij do jetë në vendin e 20.
Diskutime rreth kësaj post