Teksa kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot kandidates e PS për Tiranën, ka folur shkurtimisht edhe inxhinierja Luljeta Bozo. Ajo ka treguar arsyet pse vendosi të kandidojë për deputete.
“Ne inxhinierët i kemi të shkurtra fjalët. Të hyja në politikë smë kishte shkuar mendja. Duke pasur në konsideratë me mendimin e të gjithë njerëzve, që kërkonin që në Shqipëri të kishte njerëz të tillë për të përfaqësuar në Kuvend. Zgjodha sepse PS, mban premtimet që jep dhe në këtë periudhë pati dy ngjarje shumë të vështira pandeminë dhe Covid-19. PS ka bërë reforma të pakrahasueshme gjatë kësaj periudhe. Duhet t’i japim mbështetjen dhe në madatin e tretë që tëmos lërë punën përgjysmë. Vetëm qeveria jonë ka ditur ta menaxhojë më së mirë pandeminë dhe tërmetin. Jam shumë me besim që ne si skuadër që partia Socialiste të fitojë edhe këtë mandat te tretë”, tha Bozo.
Diskutime rreth kësaj post