Ish-kryeministri i Sali Berisha ka reaguar ndaj sulmeve të fundit të kryeministrit Rama. Berisha tha se këto reagime nuk janë të vërteta, ndërsa ka ironizuar Ramën, duke përmendur fushat e basketbollit dhe koleksionin e kravatave në zyrën e tij dhe shton se shenja e ‘vetmisë’ është paranojë të cilën kreu i qeverisë e ka pasur të përhershme.
“Unë kam qenë i rrethuar nga bashkëpunëtorë për çdo projekt, për çdo vendim, me përkushtimin më të madh jam përpjekur të shtyj përpara çdo reformë dhe çdo iniciativë.
Nuk kam ndjerë për asnjë çast vetmi në punën time, përkundrazi në zyrën time nuk kishte as fushë basketbolli, as koleksion kravatash, ndaj s’më ka ardhur keq kur kam dëgjuar që e ka kapur vetmia Ramën ,shenjë paranoje është ajo po e ka të përhershme po hë, po ai nuk punon në ekip, do ti bëjë vetëm,” – tha Berisha i ftuar në një studio televizive.
Diskutime rreth kësaj post