Ministri i Shtetit për Diasporën, ka lajmëruar largimin nga politika nëse nuk do të rizgjidhet si deputet në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një intervistë për Vizion Plus, Majko ka komentuar vendosjen e tij si të 19-n në listën e kandidatëve për deputetë dhe tha se ai mund të tërhiqet nëse nuk rizgjidhet si deputet dhe mund të fillojë një tjetër jetë.
Majko shtoi se ka dy diploma dhe se sipas tij, janë të mjaftueshme për të filluar një jetë të re.
“Padyshim do të filloj një jetë tjetër. Kam dy diploma, që besoj janë të mjaftueshme për të vazhduar përpara,” u shpreh Majko.
Diskutime rreth kësaj post