Këngëtarja Ingrid Gjoni, si rrallë herë ka folur për fillimet e saj në muzikë. Mes arredimit, muzikës dhe familjes, Ingridi i zbuloi të gjitha në programin ‘Fitstation’.
Me nostalgji këngëtarja e njohur foli për fillimet dhe sakrificat që duhet të bënte për të mos hequr dorë nga muzika.
“Në kohën kur e kam nisur unë ka qenë më e vështirë për të bërë gjërat, pavarësisht se unë kam qenë njeri që futesha vetë si natyrë, mjaftonte që të shkoja pas Inisit dhe kisha mbështetje nga të gjithë. Kam patur dhe unë ato 3-4 vite, derisa gjeta veten time, pasi isha shumë e vogël. Por mbaj mend që kam patur një adoleshencë, ku e kam kërkuar me zor të qenurit pjesë e botës së televizionit. Vetëm se e kemi patur më të vështirë. Kur doja të bëja sete fotografie duhet t’i merrja të ardhurat nga familja që të shkoja të bëja atë set, jo vetëm që s’kishte telefon por nuk kishte një agjenci asgjë, ka qenë shumë e vështirë..”– u shpreh këngëtarja.
Gjatë rrëfimit për vështirësitë e saj, Ingridi bën dhe një krahasim me të tashmen. Është e vërtetë që në kohët që po jetojmë, teknologjia po e bën më të lehtë arritjen e qëllimeve. Sipas Ingridit, sot mjafton vetëm një celular për të qenë ‘e dukshme’.
“Pesha që kemi mbajtur ne që kemi qenë të parat në botën e televizionit ka qenë më e madhe. Ne paragjykoheshim edhe për gjërat më të vogla, ndërkohë që ne inspiroheshim diku tjetër. Për të qenë i suksesshëm është më e lehtë në ditët e sotme mendoj, pasi të gjithë kemi nga një “televizor telefon”. Nëse televizioni nuk është synimi yt kryesor, ti me një celular në dorë, i ke të gjitha aty për të nxjerrë veten bukur.”-shprehet ajo.
Video:
Diskutime rreth kësaj post