Kryeministri Edi Rama nga Elbasani ka thënë se Agron Duka ka firmosur me Bashën që të jetë ministër i Bujqësisë.
Sipas tij, Basha do t’u japë karrigen e pushtetit atyre që kanë qenë 20 vite më parë.
Deklarata e Ramës:
“Ne nuk iu propozojmë pulla mbi xham, si kapëset që iu vihen deleve në vesh, ne do të heqim inspektorët. Çdo gjë do të jetë dixhitale. Ata nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për atë që thonë. Dhëndri i tyre thoshte do ul çmimin e bukës. Nuk kanë reflektuar asgjë. Sepse nuk kanë pasur kohë as të studiojnë e as të mësojnë, se kanë qenë rrugëve duke u sjellë në mënyrë destruktive.
Duke kërcënuar me hedhjen në erë të qendrave të votimit. Të gjithë ata që janë pjesë e koalicionit, janë pengmarrësit. Duka ka firmosur për të qenë ministër i Bujqësisë, kthehet pas 20 vitesh në krye të një sektori që tanimë ka filluar të dalë nga kriza shumëvjeçare. Duhet ta çojmë më tutje, jo ta kthejmë te pula. Fatmir Mediu kërkon të kthehet në qeveri, Dash Shehi, Shpëtim Idrizi, me Vangjel Dulen duan të kthehen dhe Nard Ndoka, i takon më shumë se të paktën na bën të qeshim. Do të jetë qeverisja e Monikës dhe Ilir Metës.”, u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post