Numri 2 i PS, Taulant Balla ka publikuar në rrjetet sociale një video ku tregon investimin e rëndësishëm që ka bërë për qytetin e Elbasanit biznesmeni Gjergj Luca, i cili pak ditë më parë u përfshi në një për.plasje fizike me kandidatin e PD për deputet, Luçiano Boçin.
Balla shkruan se kjo video është përgjigjja më e mirë edhe dallimi mes opozitës që ka në program sipas tij dhu.nën dhe PS që synon zhvillimin.
Postimi i plotë:
“Kjo video është përgjigjia më e mirë dhe dallimi i qasjes mes nesh dhe atyre që kanë për program dhu.nën dhe gra.bitjen e sipërmarrjes private.
Mirënjohje çdo sipërmarrësi shqiptar që krijon vende pune dhe prodhon mallra “Made in Albania”.
E falenderoj sipërmarrësin Gjergj Luca, i cili afro 6 vite më parë e pranoi ftesën tonë të investojë në Elbasan më shumë se 15 milionë Euro dhe të punësojë të paktën 1500 punëtorë deri më tani.
#punëjogjumë
#skakohëpërpushim
#shqipëriaeardhmjajonë.”- shkruan Balla.
Video:
Diskutime rreth kësaj post