Vendi ynë po përjeton ditë dimri, me reshje shiu dhe dëbore. Situata do të mbetet e njëjtë deri mesditën e së hënës ku do të ketë reshje shiu dhe dëbore deri në kuotat kodrinore.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se gjatë ditëve të ardhshme të kësaj jave do të mbizotërojnë kthjellimet dhe vranësirat deri mesatare. Mjegulla në lugina do të jetë prezente gjatë orëve të mëngjesit dhe pas perëndimit të diellit.
Temperaturat do të pësojnë rënie gjatë orëve të mëngjesit, duke sjellë ngrica në të gjitha zonat malore më së shumti në zonat e mbuluara me dëborë.
Era deri në mesjavë përgjithësisht do të jetë e vrullshme në bregdet dhe zonat luginore nga kuadrati i veriut. Më tej e lehtë e lokalisht mesatare. Pas këtyre ditëve dimërore pranvera pritet të zërë vendin që i takon.
Diskutime rreth kësaj post