Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar takimet e sotme në Berat teksa thotë për qytetarët se me entuziazëm po presin ndryshimin që po vjen.
Basha thotë se këto zgjedhje nuk janë as për të e sa për Ramën, por për shqiptarët.
Ai thekson ndërkohë që beratasit janë të bindur se koha e Ramës ka kaluar, dhe se ndryshimi do të vendoset me votë më 25 prill.
STATUSI NGA LULZIM BASHA:
“Sot në Berat ku takova dhe bisedova me qindra qytetarë, sipërmarrës, të rinj e të reja, gra e burra entuziastë për ndryshimin që po vjen.
Beratasit janë të bindur tashmë se koha e Ramës ka kaluar. Në 8 vite ai vetëm e rrënoi Shqipërinë. Berati si e gjithë Shqipëria pret me padurim ndryshimin e madh. Ndryshim që do të vendoset më 25 prill me votën e shqiptarëve. Këto zgjedhje nuk janë për Ramën apo për mua.
Këto zgjedhje janë për shqiptarët!
Më 25 prill, Rama humb dhe Shqipëria fiton! #SHQIPERIAFITON”, ka shkruar Basha.
Diskutime rreth kësaj post