Ditën e sotme në rrjete sociale dhe mediat rozë qarkulloi lajmi se Jasmina kishte lidhje famljare me këngëtarin shqiptar, Altin Shira. Ajo publikoi në Instagram një këngë të Shirës dhe përkrah shkroi: “Jasha zio”.
Shumë e përkthyen këtë postim si një mbështetje për kushëririn e saj dhe se Jasmina donte të dëshmonte se rrjedh vërtetë nga një familje këngëtarësh. Mirëpo konkurrentja e ‘Për’puthen” ka reaguar sërish dhe ka zbuluar se nuk e lidh asgjë me Altin Shirën.
Jasmina ka treguar se këngëtari nuk është kushëriri i saj dhe se ajo çfarë ka shkruar është thjesht një shprehje që përdor.
“Jeni të paparë për të thënë budallallëqe. Nuk e njoh dhe nuk e kam asgjë këngëtarin në fjalë. “Jasha zio” është thjesht një shprehje fjalën ua themi njëri-tjetrin si përkëdheli”, ka shkruar Jasmina në reagimin e saj.
Jasmina ka treguar më herët se vjen nga një familje muzikantësh dhe ka pranuar se ka talent në muzikë. Mirëpo, kur në emision iu kërkua të performonte diçka, ajo ngurroi duke thënë se i vetmi person para të cilit këndonte ishte gjyshi i saj.
Megjithatë, konkurrentja e bëri një përjashtim dhe ajo këndoi para pak ditësh për herë të parë në Instagram për ndjekësit e saj. Jasmina ndau në InstaStory një video ku këndonte në errësirë, ndërsa më pas pranoi se ishte zëri i saj.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post