Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha kanë pasaktësi në deklarimet e bëra në formularët e demokriminalizimit.
Në një vëzhgim në formularët e depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve bien në sy disa pasaktësi. Rama mund të akuzohet për deklarim të rremë në formularë pasi kreu i qeverisë, në seksionin ku kërkohet deklarimi i të dhënave në rast të qëndrimit më shumë se një muaj jashtë vendit ka shënuar “JO”.
Nga ana tjetër, Lulzim Basha ka mangësi pasi ka deklaruar se ka jetuar jetuar për 7 vite në Holandë, nga viti 1993 deri në vitin 2000 e më pas katër vite në Prishtinë përpara se sa të vinte si kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2005.
Por në seksionin ku kërkohet deklarimi i adresës së banimit, Basha ka vendosur vetëm qytetet, Utrecht dhe Prishtinë. Këto mangësi nuk janë kapur as nga KQZ e as nga vetë partitë të cilat patën dy herë mundësi pë rtë korrigjuar dokumentacionet e kandidimit.
Diskutime rreth kësaj post