Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Beratit teksa ka sjellë vëmëndje rritjen e çmimit të naftës dhe ikjen e të rinjëve nga Shqipëria në këto 8 vite.
“Nuk do ta lëmë këtë aksident të quajtur Rama të na zbrasë Beratin”, shprehet ai. Basha i ka rikujtuar sërish shqiptarët pse duhet të votojnë më 25 prill.
Deklarata e Bashës:
“Kjo nuk është betejë mes meje dhe Ramës, është betëjë për familjet tuaja, për pensionistët, për fermerët. Kështu nuk vazhdohet më. Berati po zbrazet, Shqipëria po zbrazet, nuk mund të vazhdohet më kështu! Duhet të kujtoni që më 25 prill do votoni për ekonominë tuaj, do votosh për këtë sipërmarrje që ke ngritur me mish e me shpirt, me thonj, do votosh për fëmijët e tu, për fëmijët e fëmijëve të tu, apo do votosh për një grusht oligarkësh dhe një kryeministër që na ka mbajtur peng, kjo është zgjedhje më 25 prill.”, shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post