Pranvera po vjen, po trupi jo gjithmonë reagon pozitivisht. Lodhje, dhimbje koke, gjendje dobësie, mungesë oreksi apo çdo gjë që fillon me rilindjen e stinës. Të gjitha këto shenja i atribuohen asaj që në gjuhën e popullit quhet “periudha e ndryshimit të gjakut. Trupi dhe truri janë të parët që përjetojnë ndryshimin e stinëve.
Kjo është arsyeja pse njerëzit ankohen shpesh për lodhje të tepruar, këputje, mungesë përqendrimi. Shenjat e mësipërme janë më të theksuara në persona që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, organizmi i të cilëve jo gjithnjë i përballon aq lehtë. Në fakt kjo shihet si një periudhë tranzicioni me të cilën i gjithë organizmi i njeriut bën përpjekje për t’u ambientuar me stinën që vjen.
Ardhja e pranverës ka edhe pasoja negative. Sistemi që preket më shumë është ai kardiovaskular. Mekanizmi është shumë i thjeshtë, pasi të gjithë e dinë se nga të ftohtit trupi i njeriut tkurret. Për pasojë dhe enët e gjakut. Duke pasur një seksion më të ngushtë në vazat e gjakut, ndodh rritja e tensionit mbi vlerën normale. Aty ku vazat e trurit ose të zemrës janë të ngushtuara ose të dobëta ndodhin infarktet. Po ashtu duke u rritur tensioni, vazat e gjakut çahen. Prandaj këshillohet që ata që vuajnë nga sëmundje të sistemit kardiovaskular të bëjnë një vizitë që në fillim të stinës.
Diskutime rreth kësaj post