Drejtuesi politik i PS në Vlorë, Damian Gjiknuri ka hedhur poshtë komentet se Dritan Leli është përjashtuar nga Partia Socialiste pas refuzimit të kandidurës si deputet. Ai thotë se të gjitha këto stisen nga kundërshtarët politik.
Deklarata e Gjiknuri:
‘Dritan Leli refuzoi që të kandidonte. Kjo është një çështje që nuk ka pse të trajtohet. Nuk është më pjesë e fushatës. Ne tashmë jemi të fokusuar në fushatë. Dritan Leli nuk është përjashtuar nga Partia Socialiste. Nuk është fare e vërtetë. Ne jemi një ekip që kemi në fokus zgjedhjet e 25 prillit. Nuk duam që të merremi me këto debate që më shumë stisen nga kundërshtarët se sa janë reale.”-thotë Gjiknuri.
Diskutime rreth kësaj post