Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u shpreh se vendimi për fletën e votimit do të merret në 2-3 ditët e ardhshme.
Ai përjashtoi mundësinë që emrat të vendosen në një fletë votimi “A3”, pasi vetëm në Tiranë llogaritet që të jenë qindra kandidatë, pasi në garë janë 12 subjekte me nga 36 kandidatë, pa llogaritur të pavarurit.
Deklarata e Celibashit:
“Sot e kemi të pamundur ta shuajmë kuriozitetin, pasi KQZ nuk ka vendosur, shpresoj që në 2-3 ditët e ardhshme ta marrim këtë vendim dhe të kemi kohën për të bërë të gjitha sqarimet. Akoma edhe vetë nuk kam një mendim të konsoliduar. Ka disa variante.
Një fletë votimi që do të ishin pasqyruar emrat do të ishte më afër përcaktimit të Kodit Zgjedhor, por duhet parë në impaktin e madhësisë së fletës së votimit. Jemi duke bërë disa stimulime për të parë sa impakton shkrimi i të gjithë emrave në fletën e votimit, sidomos në qarkun e Tiranës.
Janë 12 subjekte me 36 kandidatë në Tiranë, plus të pavarurit. Një format A3 nuk mjafton, mund ti mbajë por është e palexueshme për kategori të ndryshme votuesish. Jemi duke vlerësuar përputhshmërinë absolute në raport me kërkesat e ligjit dhe lehtësinë në përdorim të kësaj flete votimi.
Të dy opsionet nuk mund të qëndrojnë, versioni i shënimit me numra është një version që në pikëpamje të fletës së votimit është mëse i pranueshëm. Gjithsesi palët janë shumë të ndarë në këtë cështje. Do të gjejmë një zgjidhje kompromisi. Si me numra dhe emra është në përputhje me ligjin është njëlloj për të gjitha palët. I fundit vendos komisioni rregullator” tha Celiabshi për Abc News.
Diskutime rreth kësaj post