Kandidati i Partisë Demokratike në zonën e Elbasanit, Luçiano Boçi ka reaguar sërish për sherrin me biznesmenin Gjergj Luca një ditë më parë.
Boçi deklaron se biznesmeni e ka goditur në një moment kur nuk e priste se do të reagonte me agrisivitet, duke shtuar se kjo është një përpjekje për t’i intimiduar.
Një video që po qarkullon në rrjet ditën e sotme ku duket Boçi që qëllon në një moment Lucën është video e montuar, sipas kandidatit të PD-së. Ai, shton se ai ndjen keq.ardhje për media të tilla të cilat montojnë video.
Deklarata e Bocit:
‘Pamjet janë të edituara dhe të montuara, sigurisht ka ndërhyrje. Ajo zyrë që i ka bërë normal që do të mbajë përgjegjësi. Ndjej keqardhje për atë zyrë, sepse në karrierën time politike kam qenë mbrojtës i lirisë së medias, por është e papranueshme kur liria e medias shkon drejt falsifikimit, gjithsesi është përgjegjësi mediatike dhe morale e atyre që e kanë bërë. Unë jam goditur nga zoti Luca në një moment të qetë, pas një debati, pa e ditur se do të nderhynte me agre.sion dhe më pas i kam dhënë përgjigjen e merituar. Unë nuk lë asnjë që të na vendosë me shpatulla pas murit, sepse kërkojnë të intimidojnë qytetarët. Përgjigjen do ta marrë flakë për flakë. Ne vazhdojmë fushatën tonë në mënyrë të qetë dhe demokratike për të shpalosur përpara qytetarëve programin tonë.’-tha Boçi për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post