Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas postimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ku vendosi flamurin e Serbisë në hartën e Kosovës dhe e cilësoi Kosovën territor të Serbisë.
Basha shkruan se Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm, ndërsa shton se deklarata të tilla nacionaliste dëmtojnë vetëm Serbinë.Sipas tij, sa më shpejt të pranohet realiteti i Kosovës së lirë dhe të pavarur, aq më mirë do të jetë për Serbinë, popullin e saj dhe gjithë Ballkanin.
Deklarata e Bashës:
“Deklaratat dhe veprimet e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk i shërbejnë bashkëpunimit, paqes dhe stabilitetit në rajon, ato nxisin konf.likt dhe perç.arje. Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm. Shfaqje të tilla nacionaliste dëmtojnë vetëm Serbinë dhe tregojnë qasjen destruktive të lidershipit të saj.
Sa më shpejt të pranohet realiteti i Kosovës së lirë dhe të pavarur, aq më mirë do të jetë për Serbinë, popullin e saj dhe gjithë Ballkanin për të ecur më shpejt drejt BE-së si interesi më i mire i popujve tanë”, shkruan Basha.
Diskutime rreth kësaj post