Dita e Shtunë nis me mot të vranët në të gjithë territorin dhe deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme në formë pikash, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Më pas reshjet fitojnë intensitet deri mesatar në të gjithë vendin në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Më kalimin e orëve dhe uljen e temperaturave në orët e pasdites vonë reshjet në lartësitë mbi 300metër në relievet malore dhe mbi 600metër në ato kodrinore shndërrohen në reshje dëbore.
Në relievet malore reshje të dendura dëbore edhe në formën e stihive të dëborës.
E njëjta situatë edhe ditën e Diel pasi moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshjet e shiut dhe dëborës.
Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulëta reshje shiu me intensitet mesatar dhe duke filluar nga orët e pasdites deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në relievet malore vijojnë reshjet e dëborës dhe duke nisur nga orët e pasdites ato bëhen me intensitet të lartë.
Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriut reshjet e dëborës zbresin deri në nivel deti ndërsa në zonën e qendrës dhe veriut në nivele kodrinore 400-500metër.
Diskutime rreth kësaj post