Alban Hoxha padyshim është ndër portierët më të mirë të Superligës shqiptare. Prej vitesh tanimë, gardiani i Partizanit ka treguar nivel dhe performance të larta në katërkëndësh, duke merituar ftesën e Kombëtares kuqezi.
Në pritje të listës së lojtarëve të grumbulluar nga Shqipëria për tre ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 që luhen në fundin e marsit, duket se Hoxha nuk do e ketë vendin e sigurt.
Sipas Newsport, numri 1 i Partizanit është lënë jashtë nga Edi Reja. Zakonisht mes të grumbulluarve janë katër portierë, ndërsa qarkullon ideja se Hoxhën mund ta zëvendësojë ish-gardiani i Tiranës, Alesio Abibi.
24 vjeçari e nisi këtë sezon te Kastrioti, ndërsa u transferua te Dundalk në Irlandë dhe qysh në ndeshjen e parë i dha Superkupën të tijve me pritjen e dy 11 metërshave. Ende asgjë zyrtare në lidhje me këto lëvizje, teksa italiani i stolit kuqezi pritet të dalë të hënë me listën zyrtare të futbollistëve.
Diskutime rreth kësaj post