Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar për sherrin me grushte mes kandidatit të PD Luçiano Boçi dhe sipërmarrësit Gjergj Luca në Labinot.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla ka dënuar dhunën e ushtruar nga kandidati i Lulëzim Bashës ndaj sipërmarrësit të nderuar Gjergj Luca.
Balla i ka kërkuar Lulëzim Bashës që të marrë masën e përjashtimit të agresorit Luçiano Boçi nga lista e kandidatëve dhe distancimit nga ky akt dhune i përsëritur.
Sipas Ballës, mosmarrja e asnjë hapi dhe ndjese nga Lulëzim Basha tregon se ai njelloj si babai i tij Sali Berisha ka program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes, Zoti Luca punëson 3 mijë punonjës në Shqipëri dhe është një sipërmarrës i respektuar.
Poatimi i plotë i Taulant Ballës:
“Elbasan?? Shpreh indinjatën dhe dënoj dhunën e ushtruar nga kandidati i Lulezim Bashës ndaj sipërmarrësit të nderuar Gjergj Luca. Nuk reagova deri më tani duke pritur që Lulezim Basha të marrë masën e përjashtimit të agresorit Luciano Boçi nga lista e kandidatëve dhe distancimit nga ky akt dhune i përsëritur. Pamjet tregojnë qartë politikanin dhunues, madje dhe si një bandë grabitësish i marrin dhe telefonin në pronësi të zotit Luca.
Këto veprime të Partisë Demokratike të instrumentalizuara edhe me përfshirjen e 2-3 ish-punonjësish të inkriminuar policie, nuk ndihmojnë në zhvillimin e një fushate zgjedhore të qetë, ku duhet tu lemë mundësinë qytetarëve të zgjedhin mes ekipeve dhe programeve tona.
Mosmarrja e asnjë hapi dhe ndjese nga Lulezim Basha tregon se ai njelloj si babai i tij Sali Berisha ka program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes, Zoti Luca punëson 3 mijë punonjës në Shqipëri dhe është një sipërmarrës i respektuar. I bëj thirrje qytetarëve të Elbasanit të mos bien pre e provokimeve të gaztorëve të Lulezimit me kompani, që frymëzohen nga Ilir Meta dhe Sali Berisha.” – shkruan Balla.
Diskutime rreth kësaj post