Kryeministri Edi Rama dha lajmin sot se një sistem i ri online ka filluar dhe do të ngrihet posaçërisht për policët rrugorë dhe drejtuesit e mjeteve.
Rama garanton se në 4 vitet e ardhshme nuk do të ketë më policë rrugëve, por gjithçka do të kalohet online nga gjobat, verifikimet etj.
Ai thotë se edhe në këtë drejtim gjithçka do të kalojë online, ndërsa policia do të shkojë në vende të caktuara në terren vetëm kur duhet në raste aksidentesh apo urgjencash.
“Sa herë e kishim dëgjuar Shqipërinë dixhitale, internetuale, submikro superfuqi energjitike e solare. Ku sihin? Janë po ata, që duan sot të rikthehen.
Për të ardhur tek gjobat. Gjobat, ato blloku blloku, blloku blloku. Komisionet, ankesat, rradhët, është drejt fundit. Po merr fund. Do ketë sistem, që ka filluar, por do kompletohet mandatin e tretë, s’ke më lidhje. Gjithçka online. Jo vetëm për policët,po për çdo qytetar, do të jetë online. Polici në kohë reale verifikon targa, taksat e palikuiduara, gjobat. Cilido që merr gjobë s’ka pse shkon në radhë.
Të kapën në Durrës-Rrogozhinë, Vlorë, Lushnje, s’ke pse shkon në Lushnje. Gjithçka online. Sot që flasim ka ndodhur, është fakt për mbi 15 mijë për masa administrative. Organet e Policisë kanë ndjekur pretendimin online, pa ato tmerret. Por me përfshirjen në sistem të monitorimit të trafikut, s’do shihni më policë në rrugë. Do vijë vetëm kur duhet, në rrugë.
Nuk do jetë më duke pritur e duke përcjellë. Duke ndaluar e duke lëshuar. Gjithçka online. Shërbimet e transportit janë faqe krejt e re. Ende nuk ka përfunduar. Ende procesi i brendshëm, që është automatizuar për aplikimet online, për procedurat, për dosjet fizike, për të parë nëse ekziston një leje drejtimi direkt aty me një klik. Nuk jemi të kënaqur ne.
Sot është zero. Jemi në kushtet kur në këtë fushë mund të plotësojmë gjithë kuadrin brenda mandatit të tretë. Kujt do ia lini? Do ktheni Spahiun, Spahinjtë, kanë qenë çetë e veçantë e ushtrive të perandorive që suleshin për të rrëmbyer dhe kapur majat. Edhe pushtuar kalatë. Për shërbimet konsullore, është këtu do flasi ministrja e jashtme. Dhep ër shërbimet online do flasë drejtorja e AKSH-it. Ka udhëhequr revolucion në terrenin e përballjes me gjithë zgjidhjet dhe algoritmat që duhen krijuar. Sot kemi vizën elektronike, për ata që duan të vijnë të vizitojnë Shqipërinë. Për ata që duan të marrin punëtorë të huaj.” – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post