Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shpërthyer përmes një postimi në rrjete sociale në lidhje me debatin që është ndezur pas deklaratës që kandidatja për deputete e PS në Tiranë, Luljeta Bozo bëri për periudhën e komunizmit.
Postimi i plotë:
“Ringjallje syfyri.
“Jonila Godole po bën një punë të lavdërueshme teksa sjell në vemendjen tonë sjelljen monstruoze të rregjimit komunist.
Në këtë kuadër, ftesa publike që ajo i bën PS mbi deklarimet pro komuniste të Luljeta Bozos, deklarime prej të cilave edhe Gramoz Ruçi është distancuar prej kohesh, është për tu përshëndetur.
Por ajo që bie në sy, në fakt për këtë duhet falenderuar vërtetë Jonila, është ringjallja e çunave dhe gocave të baballarëve të tyre që ndërtuan atë sistem. Këta të fundit gjetën paqen n ato fjalë të Luljetës.
Luljeta vetë meriton duartoktitje për sinqeritetin e shfaqur në publik. Ajo nuk mund të gjykohet pse mendon dhe shpreh atë që mendon. Por mbrojta publike që i bëhet Asaj dhe sulmi ndaj Jonilës është ngjallje morrash që ishin bërë me azmë nga fshehja dhe heshtja në 30 vitet e fundit.
Ky grup, mbrojtësit e Luljetës me një fjalë, artikulon pa pikën e ndrojtes teza të hatashme. Ja dy prej tyre:
1. Enveri solli industrializimin dhe shkollimin, ndaj dhuna dhe regjimi autokratik është i pa rëndësishëm. Hë ta lumsha! Jepini, jepini!
Dmth jeta e njerit ska asnjë vlerë në raport me ca hekura apo qoftë edhe ndërtesa të reja. Për nder as Enveri vetë nuk e artikukoi këtë tezë kaq shqeto. Ai thoshte “njeriu është kapitali më i çmuar”…
Teza që justifikon dhunën është pjesë e vetë dhunës. Pa asnjë dyshim është kështu.
2. Kush kritikon Luljetën është bolshevik. Kjo është një tezë tjetër,absurde sa vetë absurdi do ta kishte zili. Luljeta dhe përkrahësit e saj që jetuan në bolshevizëm dhe që fkasin me respekt për atë sistem nuk janë bolshevikë dhe se paskan të drejta të shprehen. Kurse Jonila dhe brezi i saj aë skanë asnjë lidhje me atë kohë janë bolshevikë!!!
O llogjikë, gjej një fundshpinë të ulesh se u lodhe!
Së fundi, nuk është aspak çudi që ky grup i rilindur tashmë gjejnë veten tek qëndrimi publik i Edi Ramës dhe përkrahësve të tij, qëndrim i cilo sugjeron që “demokracia në shqiplri do shpltojë po të shkatërrohet opozita”…
Kam ende shpresë që kjo sjellje nuk mbështetet më nga populli shqiptar.
Nuk e besoj që populli po kërkon të hajë bukë misri me pahir 10 muaj në vit, që Rama Luljeta e po deshët edhe Çiljeta të gëzojnë pushtet.” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post