Zv.kryeministri Erion Braçe ka bërë një reagim lidhur me faktin që sondazhet e nxjerrin fituese Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit. Për këtë, ai i referohet sondazhit të djeshëm të Euroneës, ku thotë se sipas të cilit shqiptarët duan përsëri Edi Ramën kryeministër.
Por, Braçe ka dhe një mesazh për votuesit, që ata të mos “kënaqen” nga këto sondazhe sepse zgjedhjet fitohen me votë.
“Perseri; ne fitojme, ata humbin te gjithe bashke! Por kujdes; Sondazhet nuk jane zgjedhje! Zgjedhjet mbahen ne qendra votimi, me flete votimi dhe njerez qe votojne! Fitorja behet me vote dhe ne qender votimi! Askund tjeter”, – shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post