Kandidati i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Petro Koçi u shpreh se qeveria Rama ka një bilanc më të pasur nga të gjitha qeveritë e mëparshme dhe kjo do të mundësojë një fushatë më të lehtë nga sa supozohet për mazhorancën.
Deklarata e Kocit:
“Vendosja e Ruçit në vendin e 10 tregon besimin e PS pse jo për të marrë dhe 11 mandate në qarkun e Fierit. Në këto zgjedhje shkojmë me skemën e 2017. Mendoj se kësaj radhe është një sistem më i drejtpërdrejt dhe vota e qytetarit do të kthehet në mandate më të drejtpërdrejta.
Mendoj se qeveria Rama në 8 vite ka një bilanc qeverisës më të pasur nga të gjitha qeveritë e mëparshme. Fushata është shumë më e lehtë nga ç’mund të supozohet. Në marrëdhënie me qytetarët kanë kërkesa për zhvillime të mëtejshme, por ata e pranojnë që bilanci i zhvillimeve në Fier është i pasur”, tha Koçi për A2.
Diskutime rreth kësaj post