Gazetari Mentor Kikia ka reaguar ashpër ndaj partive politike në Shqipëri. Ai tha se është ironike që qeveritë dhe partitë që duan të vijnë në pushtet ofrojnë vetëm minimumin e jetesës, duke anashkaluar tema të tjera si punësimin e të rinjve apo fenomenin e drogës.
“Është ironike që vazhdohet të na ofrohet minimumi i standardit të jetesës. Dro.ga është një plagë sociale jo vetëm trafiku, por përdorimi nga të rinjtë. Kemi një gjeneratë që po vikt.imizohet nga dr.oga. Është problemi i edukimit, si çështje luksi. Në një vend ku diskutohet për ujë dhe drita të thuash çfarë programi ka qeveria për rininë konsiderohet luks. Deri tani këto çështje nuk janë prekur. Këto probleme sociale janë lënë jashtë vëmendjes”, tha Kikia për A2.
Për Enkelejd Alibeajn, PD ka një program të qartë për rininë për ta larguar nga fenomeni i dro.gës duke i mbështetur familjet e varfra për pagesat dhe ofruar bursa.
“Arsimi, punësimi arsye pse rinia hidhet në kthetrat e dro.gës. Është më mirë të hapim universitete sesa bur.gje. Ajo çfarë kemi bërë ne është të mbështesim rininë të arsimohet. Nëse një familje nuk ka të ardhura më shumë se 640 mijë lekë, mbështetja do të bëhet nga qeveria. Do të jepen 5000 bursa nga qeveria. Do të ndihmohen të rinjtë që hapin biznese të reja”, u shpreh Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post