Dimitris Mavros, drejtues i kompanisë MRB, tha se shifrat e parapëlqimit të liderëve mund të përkthehen në vota, por që kjo mbetet e diskutueshme në varësi të luhatjes së parë edhe me dy sondazhet e para, ku Basha ka pasur rritje.
Ai shtoi po ashtu se popullariteti i kryeministrit Rama është në ulje.
Deklarata e Mavros:
“Është e lidhur, por statistikat nuk do të thotë se ne duhet t’i identifikojmë ato shifrat në rezultatin përfundimtar kur flasim për % në zgjedhje. Në këto dy grafikë kemi dy mesazhe: e para që ka të bëjë me popullaritetin, që është për Monika Kryemadhin që rritja e papëlqyeshmërisë është e rritur me 4% dhe gjetja tjetër është që z. Basha është duke rritur popullaritetin e vet, kurse z. Rama është në ulje. Kjo është një tendencë që z. Basha të shkojë lart e më lart në mënyrë lineare. Ka një prirje konstante”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post